Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Komisioni i Financave ka rikthyer 11 milionë euro në buxhetin e shëndetësisë për sivjet, të cilat ishin hequr nga Fondi i Sigurimeve.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku, kryetar i Komisionit Parlamentar për Financa, ka thënë se parat e rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe për shërim jashtë vendit.
“Kur don e insiston edhe ja del. Në Komisionin të cilin e udhëheq, sapo i rikthyem 11 milonët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit”, ka shkruar Abdixhiku.
“Këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit - e rëndësishme për shumë jetë. Falenderoj anëtarët e Komisionit e Ministrinë e Financave për mirëkuptim. Pra qenka e mundshme”, ka shkruar ai.
-
Abdixhiku nënshkruan rekomandimin për kthimin e 11 milionë eurove në fushën e shëndetësisë
-
Abdixhiku: Tepricë parash kur nuk ka as penj, sistemi shëndetësor në pikën e thyerjes
-
Abdixhiku tregon ç’është bërë sot në Komisionin për Buxhet
-
Qeveria dha 11 milionë euro më shumë për shëndetësi, por paratë do të shkojnë jashtë shtetit
-
Abdixhiku: Gjysmë milioni euro humbje në Trust çdo ditë, Qeveria në gjumë