Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit, pra edhe për ata të Kosovës.
Alsat nga burime brenda Komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës.
Në nismën rajonale për heqjen e njëkohshme të testeve PCR negativë, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Artikuj të ngjashëm
-
Maqedonia e Veriut nesër vendos rreth heqjes së kufizimeve me Kosovën
-
Maqedonia e Veriut propozon heqjen e kufizimeve për shtetasit e Kosovës
-
Maqedonia e Veriut të hënën shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut javën e ardhshme pritet të hapin kufijtë pa kushte
-
Maqedonia në fundjavë do të diskutojë për heqjen e kushtëzimit për kosovarët