Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KSHM: Përfundon me sukses provimi i maturës

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Pavarësisht që edhe këtë vit maturantët kanë shpërndarë Testin e maturës në rrjete sociale, Komisioni Shtetëror i Maturës e ka vlerësuar të suksesshme mbajtjen e Provimit të Maturës.

Sipas KShM-së, raportet e para nga komunat, respektivisht nga të 184 qendrat ku është organizuar Testi, tregojnë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të mbajtjes së testit, transmeton KOHA.

“KShM ka konstatuar se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit nëpër rrjetet sociale, këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla se në vitet e kaluara, ndërsa nuk është paraqitur ndonjë vështirësi, e cila do ta dëmtonte procesin.”, thuhet në njoftim.