Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës nga Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit nuk është një hap as real dhe as serioz drejt konstituimit të Kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se VV-ja po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një mënyrë për t’i thënë opozitës, atë që në VV e kanë thënë jo formalisht, ’se pas kandidaturës së Albulena Haxhiut, me çfarë kandidatë do vijmë, do kërkoni që t'ua kthejmë Albulena Haxhiun’. VV po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare”, ka shkruar Kryeziu.
Në seancën e sotme e cila erdhi pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku një kandidat ka të drejtë të propozohet vetëm tri herë, Lëvizja Vetëvendosje propozoi një herë Albulena Haxhiun e më pas Donika Gërvallen.
Të dyja nuk morën votat e mjaftueshme për të zënë postin e kryeparlamentares.