Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka mohuar akuzat e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, që përfshiu “propagandën qeveritare” në postimin me të cilin reagoi kundër fushatës në internet ndaj këshilltarit të saj Gjorgje Bojoviq.
Në reagimin e së mërkurës, Kryeziu ka thënë se “Qeveria e Kosovë nuk është përfshirë e as nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar ‘fushatë të tillë online’”.
“Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar ai në Twitter.
-
Von Cramon: Propaganda qeveritare i dobëson shanset e Kosovës për progres
-
Këshilltari i von Cramonit: Po bëhet fushatë kundër meje për deklaratat mbi krimet e luftës në Kosovë
-
Qeveria: I mirëpresim kritikat nga SHBA-ja, kur janë konkrete përpiqemi t'i korrigjojmë veprimet
-
Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë për spiunazhin nga Serbia
-
Kryeziu: S’ka mungesë të lirisë së shtypit, ka rënie të standardit të mediave