Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeziu: Emri i kryeprokurorit u refuzua në formë politike nga Osmani

Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se procesi i dekretimit të kryeprokurorit nuk është dashur të zgjatet kaq shumë.

Sipas tij është vonim dhe dobësi për funksionimin e shtetit mosdekretimi i kryeprokurorit.

Kryeziu ka thënë se ka pasur rast në vonimin e dekretimit të kryeprokurorit, por sipas tij, nuk ka zgjatur ka shumë.

“Këshilli Prokurorial përbëhet prej njerëzve profesionalë dhe shoqërisë civile. Presidentja duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse është njeriu i parë. Unë konsideroj se është një rast i paprecedent që të jepet një përgjigje e cila është vendimmarrëse përmes një konference për shtyp. Presidentja është dashur të nxjerrë një dekret refuzues dhe në bazë të këtij vendimi të kishte bërë arsyetimin specifik”, ka thënë ai.

Kryeziu ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani në formë politike e refuzoi emrin e kryeprokurorit.

Edhe Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK-ja t’i adresojë shkeljet procedurale Arbëri Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK-ja t’i adresojë shkeljet procedurale

“Në formë politike, që presidentja nuk duhet ta përdorë këtë veprim”, ka thënë ai.

Duke komentuar deklaratat e Osmanit për kërcënime, ai ka thënë se ato do duhej të lajmëroheshin në organet kompetente.

“M’u duk shumë e habitshme sepse veprat penale çdokush e ka për detyrë t’i lajmërojë te organet kompetente. Presidentja duhet të jetë shumë transparente edhe në çështjet që i ka personale”, ka thënë ai.

Deklaratën e Osmanit se nuk i ka lajmëruar kërcënimet në organet e rendit për shkak të mosbesimit, Kryeziu e ka quajtur veprim të menduar keq, pasi sipas tij, një gjë e tillë e degradon shtetin.

“Nëse një departament ligjor e sulmon, atëherë e ke sulmuar vetën”, ka thënë ai.

Edhe Osmani: Kisha presion të paligjshëm për dekretim të kryeprokurorit Arbëri Osmani: Kisha presion të paligjshëm për dekretim të kryeprokurorit

Ai ka thënë se në bazë të rregullores, duhet sërish të hapet konkursi me kandidatë të ri për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Kryeziu ka thënë se nëse pikat e theksuara nga presidentja Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt janë të vërteta, vendimi është i drejtë.

“Kjo lëndë duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Konkursi i ri duhet të hapet për kryeprokurorin e shtetit”, ka thënë ai. “Veprimet e presidentes janë të pamatura dhe të papjekura politikisht. Këto janë gabime fundamentale. Gabimi është te qasja”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se komunikimi i Qeverisë ndaj sistemit të drejtësisë është i dobët.

Sipas tij, gjykatat nuk janë efikase në zgjidhjen e lëndëve.

Edhe Osmani s’e dekreton Isufajn për kryeprokuror, thotë se u kërcënua për të marrë vendim LAJMET E MBRËMJES Osmani s’e dekreton Isufajn për kryeprokuror, thotë se u kërcënua për të marrë vendim

Kryeziu ka thënë se marrëveshja e Ohrit, në parim nuk është marrëveshje por vetëm zotim.

“Fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit, duhet ta gjejë të përfunduar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai.