Drejtuesit e Komunës së Dragashit kanë vlerësuar se qytetarët e komunitetit goran duhet të angazhohen që bashkë me institucionet e Kosovës të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme.
Sipas udhëheqësve të kësaj komune, do të ishte e udhës që qytetarët nga treva e Gorës shqetësimet e tyre t`i adresonin te qeveria lokale e qendrore e Kosovës dhe jo që fillimisht t’i paraqesin ato para lidershipit të Serbisë, qysh pati vepruar ditë më parë një grup i goranëve gjatë takimit publik të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qytetarët serbë në Lapnasellë, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka bërë të ditur se pushteti lokal po bën gjithçka që është e mundur për ta përmirësuar jetën e gjithë komuniteteve në Komunën e Dragashit, si të shqiptarëve ashtu edhe të komunitetit boshnjako-goran... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Krasniqi në Dragash: Me Shaban Shabanin, pushteti nuk është privilegj por përgjegjësi
-
Shabani: Dragashi po përballet me largim të banorëve
-
Paditet Komuna e Dragashit për mos-respektim rekomandimesh të MAPL-së
-
Haradinaj në Brod premton komunë për goranët
-
Nënkryetari i komuniteteve zgjidhet jashtëligjshëm