Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka gjatë një interviste për RTV 21 tha se është nevojë urgjente për Kosovën arritja e një marrëveshjeje ndërmjet grupeve politike që ka për qëllim parësor interesin e përgjithshëm të vendit.
Sipas tij kushdo prej partive politike që të marrë besimin për formimin e qeverisë së re duhet ta vazhdojë punën me një dinamizëm të shtuar me qëllim të sajimit të pasojave dhe mos të lejojë përsëritjen e situatës së vitit 2014.
Ai kujton se ky vit pasojë e krizës politike ishte vit me normën më të ulet të investimeve të huaja direkte, ku si pasojë e kësaj ndodhi edhe migrimi masiv ilegal që i dha vendit një reputacion te keq ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm
-
Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë
-
Zeka: Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë dhe rëndon sektorin privat
-
Zeka: Rritja ekonomike prej 3.8% e pamjaftueshme, deklaratat e liderëve ndikojnë tek investitorët
-
Zeka: Moszbatimi i zotimeve nga Qeveria ka krisur raportet me SHBA-në e BE-në
-
Zeka: Raportet e Kosovës me SHBA-në janë përkeqësuar, qeveria të koordinohet për çdo veprim