Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Ferizajt ia prezanton sfidat kryeministrit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim pune me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për çështjen e vijës hekurudhore në Ferizaj dhe investimet në këtë linjë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu në këtë takim kanë biseduar edhe për projektin e ujëmbledhësit në Jezerc, bartja e pronave të menaxhuara nga AKP-ja në pronësi të komunës, si dhe borxhet e trashëguara nga qeverisja e kaluar.

Kryeministri Haradinaj siguroi kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, se Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i gjendet pranë Komunës së Ferizajt në çdo sfidë dhe në shumë projekte zhvillimore për Komunën e Ferizajt, projekte këto që disa prej tyre kanë filluar dhe të tjera shumë shpejt pritet të fillojnë së realizuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)