Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj dhe një pjesë e punëtorëve të administratës kanë braktisur sot zyrat për të luajtur volejboll në shkollën e fshatit Gjinoc në Suharekë.
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë ka kritikuar Asllanajn, për të cilin ka thënë se, së bashku me administratën kanë shpërfillur institucionet e Komunës gjatë orarit të punës për të luajtur volejboll.
Dhjetëra qytetarë sot gjatë paradites kanë kërkuar shërbime në Komunë, por ato nuk u janë ofruar pasi Asllanaj tashmë ishte duke luajtur volejboll.
“Gjithashtu edhe shumica e arsimtarëve kanë braktisur orët mësimore për të zhvilluar lojë volejbolli me Kryetarin dhe zyrtarët tjerë komunal”, ka shkruar Vetëvendosje për Suharekë.
