Kryetarët e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbështetur kërkesën e kryesisë së Vetëvendosjes që të dorëhequrit të rikthehen në kryesi për të zgjidhur problemet brendapartiake, transmeton Koha.net.
Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook bën të ditur se nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës së sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, u mbajt mbledhja me kryetarët e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në mbledhje morën pjesë 27 përfaqësues të qendrave, në mesin e tyre edhe tre përfaqësues të qendrave nga diaspora: Verim Mejzini nga Austria, Bekim Halimi nga Britania e Madhe dhe Mujë Shala nga Zvicra, ndërkaq dy kryetarë mungonin me arsye. Në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje pas dorëheqjeve të kryetarit të saj dhe disa anëtarëve të kryesisë, si dhe për procesin zgjedhor për kryetar të Lëvizjes”, thuhet në postim.
VV më tutje shkruan se, “kryetarët e qendrave u njoftuan me kërkesën e kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr që të kthehen në kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet. Ata e përkrahën kërkesën e kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr por kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në statutin e Lëvizjes Vetëvendosje”.
Në lidhje me përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje të pranishmëve u foli Adnan Rrustemi, në cilësinë e kryetarit të KZP-së.
Në këtë takim u fol edhe për iniciativën e 43 deputetëve të PAN-it për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kryetarët e qendrave ishin të mendimit se qëndrimi i Lëvizjes në lidhje me këtë çështje ka qenë i drejtë, e iniciativa për shfuqizim ishte e papërgatitur dhe e pasinqertë, meqenëse prirej prej interesave personale e jo atyre kombëtare e shtetërore.