Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetarët e komunave përgjegjës për 139 shtëpi për të kthyerit

Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit bashkë me zyrtarë të UNHCR-së, të mërkurën, ka mbajtur në Pejë një tryezë me disa kryetarë dhe përfaqësues të 12 komunave të Rrafshit të Dukagjinit, në të cilat me një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës do të ndërtohen 139 shtëpi për familjet që kanë shprehur dëshirë të kthehen.

Milazim Gashi, zv.ministër i Komuniteteve dhe Kthimit, ka informuar të pranishmit se me këtë program është planifikuar ndërtimi e 400 shtëpive në të gjitha komunat e Kosovës, për personat e zhvendosur, shkruan sot Koha Ditore.

“Në Pejë do të ndërtohen 30 shtëpi, në Prizren 20 shtëpi, në Gjakovë 20, Dragash 5, Suharekë, Deçan e Istog nga 13 shtëpi, në Malishevë, Junik dhe Rahovec nga 5 shtëpi, Mamushë 3 dhe Klinë 7 shtëpi. Ndërkohë do të shikojmë mundësinë që në Dukagjin me e rrit numrin e shtëpive në 200”, ka thënë Gashi...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm