Bajram Zejnullahu, kryesuesi i Bordit, tashmë të shkarkuar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i ka quajtur të pakuptimta deklarimet e kryeministrit Albin Kurti se anëtarët e Bordit të AKP-së janë hajna.
Sipas tij, AKP-ja, në kohën sa kryesues ka qenë Zejnullahu, s’ka pasur asnjë skandal, që të etiketohen si “hajna”.
“Nuk kam koment, as unë e as familja ime nuk jemi etiketuar si hajna. Nuk di a ka argumente që na argumenton ai (kryeministri Kurti) si hajna. Për sa vite jam aty, nuk kemi pasur asnjë skandal të vetmit. Unë e kuptoj shumë mirë, politikisht të shkarkon dhe jemi në rregull. Por, në këtë formë me etiketime, nuk e kuptoj”, ka thënë Zejnullahu për “REL”.
Zejnullahu ka qenë në krye të bordit të AKP-së nga viti 2019 dhe ka pasur një mandat katërvjeçar.
Kuvendi i Kosovës, me rekomandimin e Komisioni parlamentar për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti, sot e shkarkoi bordin e AKP-së.
Edhe
Njerëz të Vetëvendosjes, në përbërjen e Bordit që Qeveria ia propozoi Kuvendit
Ky Komision, po ashtu i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të propozojë përbërjen e re të bordit të AKP-së.
Në seancën e Kuvendit, kryeministri Kurti disa herë i quajti hajna krerët e AKP-së.
-
LDK: Në vend të shuarjes, Qeveria Kurti e kapi bordin e AKP-së
-
Kurti pas shkarkimit të Bordit të AKP-së: Të mirat vijnë ngadalë, të këqijat duhen ndalur shpejt
-
Bordi i AKP-së ndalon valën e re të shitjeve deri në krijimin e institucioneve të reja
-
Haradinaj për Qeverinë Kurti: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar