Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryesia e SPRTK-së reagon kundër procedurave disiplinore ndaj kryetarit të sindikatës

Foto: Koha / ilustrim

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka reaguar kundër procedurave disiplinore ndaj kryetarit të sindikatës së saj, Fadil Hoxha.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tyre të plotë:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së shpreh mbështetjen e plotë ndaj kryetarit të SPRTK-së, Fadil B. Hoxha.

Kryesia konsideron se qëndrimet publike të kryetarit, përfshirë edhe paraqitjen e tij në emisionin “Interaktiv”, janë në harmoni të plotë me qëndrimet e Kryesisë së Sindikatës lidhur me gjendjen në Transmetuesin Publik.

Kryesia e SPRTK-së në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për problemet në transmetuesit publik, fillimisht brenda institucionit, por këto probleme asnjëherë nuk janë trajtuar nga organet më të larta, përkundrazi prej vitesh është injoruar zëri sindikal duke u shkelur në vazhdimësi të drejtat e punëtorëve.

Kryesia kërkon që të ndërpritet menjëherë procedura disiplinore ndaj kryetarit të SPRTK-së, Fadil B. Hoxha dhe Bordi të ndikojë në respektimin e Ligjit për Organizim Sindikal. Në të kundërtën, si kryesi e Sindikatës do të jemi të detyruar që të hyjmë në grevë.

Me respekt

Kryesia e SPRTK-së

Flora Durmishi

Arsim Halili

Gani Murtezi

Artan Cernaveri

Diana Dani

Bardhyl Bekteshi

Behare Bajraktari

Milot Ibrani

Genc Berisha

Reagimin me nënshkrimet e anëtarëve të Kryesisë së SPRTK-së, e gjeni të bashkangjitur.

Image