Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryesia e Kuvendit sot shqyrton demarkacionin

Njëra ndër çështjet më të përfolura të kohëve të fundit në Kosovë mund të marrë shpejt një epilog. Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot dhe në pikën e gjashtë të rendit të ditës e ka paraparë edhe shqyrtimin e Marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në koalicion, ka thënë se do ta votojë demarkacionin, përderisa Nisma Socialdemokrate po provon të gjejë një zgjidhje.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta votojë, edhe pse për koalicionin aktual kanë paralajmëruar se nuk do ta lënë ta kalojë lehtë me miratimin e versionit të cilin e kanë kundërshtuar tash e 3 vjet.

Nga ana tjetër, Behgjet Pacolli nga AKR-ja ka kërcënuar se do ta braktisë koalicionin nëse nuk i gjendet zgjidhje demarkacionit.

Përderisa Vetëvendosja nuk lëkundet me qëndrimin që ka kundër demarkacionit.

Artikuj të ngjashëm