Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ka zgjatur më shumë se dy orë.
Por nuk ka dhënë rezultat. Seancat e jashtëzakonshme të thirrura një nga Qeveria e Kosovës për formimin e ekipit negociator me Serbinë e as ajo e thirrur nga opozita për të ratifikuar rezolutën që nuk lejon diskutimet për integritetin territorial të Kosovës në Bruksel.
Hoti: Kushti i Veselit, metodë për ta bllokuar Kuvendin
Pas përfundimit të Mbledhjes së Kryesisë, Avdullah Hoti nga LDK, tha se nuk është vendosur të mbahet asnjë seancë dhe se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Ai tha se opozita s’i kanë votat për ta bërë kuorumin.
Edhe
Dhjetë orë debat shkojnë huq, Kuvendi s’dakordohet për rezolutë në dialog
Kushti i Veselit, tha Hoti, është metodë për ta bllokuar Kuvendin.
“Shpresoj që deputetët të reflektojnë dhe të kryejnë detyrën e tyre”, tha Hoti.
Krasniqi: Opozita s’ka asnjë vullnet që të kemi unitet për dialogun
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se opozita ka do ta vazhdojë qasjen e saj bllokuese, përkundër që kryetari i Kuvendit ka ofruar tri mundësi që të ketë unitet për dialogun.
“Në asnjë mënyrë opozita nuk u pajtua me asnjë nga propozimet e kryetarit Veseli. Qasja bllokuese nga ana e tyre do të vazhdojë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se kryesia ka caktuar zhvillimin e seancave të rregullta, dhe sipas gjitha gjasave do të vazhdohet me seanca të rregullta.
Për sa i përket seancave të jashtëzakonshme, ai thotë se ato do të caktohen ndoshta në ditët në vazhdim.
“Në një seancë duhet të caktohet që të flasim për platformën, për ekipin, e për vijat e kuqe për dialogun, e kjo është refuzuar. Kemi propozuar dy rezoluta të kundërta, e tyre dhe e jona dhe cilado që zgjidhet do të respektohet, por nuk janë pajtuar. Propozimi i tretë ishte që të ishim prezent të gjithë deputetët në të dyja seancat, pra të tria janë refuzuar nga opozita. Duket se s’ka asnjë vullnet që të arrijmë një qëndrim unik dhe bashkues për dialogun në Bruksel”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se opozita po ia mundëson presidentit me shkuar në Bruksel.
“Ata të njëjtit që kanë refuzuar kategorikisht mundësinë që presidenti të shkojë vetë në Bruksel, janë ata që po e mundësojnë një gjë të tillë. E nëse s’do të ketë seancë të jashtëzakonshme do të vazhdojmë me seancë të rregullt”, ka thënë Krasniqi.
Tri pikat e Veselit janë këto:

Isufi: Opozita s’shprehu gatishmëri për marrëveshje
Edhe
S’ka konsensus për platformën e dialogut
Ahmet Isufi nga AAK-ja, tha se pas takimit të gjatë për t’u munduar të arrijnë marrëveshje me opozitën për të shkuar në seancë të re, patën shumë variante ndaj opozitës, por nga ata s’panë gatishmëri për pajtueshmëri.
“U kërkua që të filloj sesioni vjeshtor me një seancë të rregullt por s’pati gatishmëri. Kjo tregon se kemi të bëjmë me interesa të ngushta politike”, tha Isufi.
Isufi tha se edhe platforma edhe ekipi janë elemente që bashkojnë partitë në vend, por sipas tij opozita nuk tregoi gatishmëri.
“Kemi të bëjmë me politikë që duan ta rrëzojnë qeverinë, s’po e shohin rëndësinë që e ka dialogu”, tha ai.
Veseli tregon se s’ka seancë para takimit në Bruksel, sezoni i ri nis më 13 shtator
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se seanca e parë e sezonit të ri do të mbahet me 13 shtator. Kësisoj, nuk do të ketë kohë për seancë të jashtëzakonshme para takimit që Thaçi e Vuçiqi do të mbajnë të premten (nesër) në Bruksel.
“Mbajtëm një mbledhje të Kryesisë, jemi në rrugë të duhur, pa varësisht çfarë do deklarate që dëgjoni. Do të arrihet konsensusi nacional, do të ndërtojmë platformën me të cilën do të përballemi me Serbinë”, ka thënë Veseli, i cili nga holli i Kuvendit ka vazhduar me sulm ndaj opozitës.
“Fjalori politik është për keqardhje. Fjalor sulmues ndaj partive kinse për veprime antikombëtare është i papranueshëm, sepse nuk janë pjesë përmes të cilave mund të fitosh përkrahës e mund ta rrëzosh një pushtet e të ndërtosh një tjetër sepse nuk është bazë e shëndoshë. Ne duhet të garojmë mes vete me koncepte politike e ekonomike, por jo ta fusim në lojë shtetin”, ka thënë Veseli, përcjell Koha.net.
Sipas tij, Kosova është një, e sovraniteti i shtetit është i pakontestueshëm.
“Kosova është perëndimore, Kosova është në rrugë të drejtë drejt Bashkimit Evropian, Kosova është me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Veseli.
Sejdiu thotë se është për keqardhje situata e krijuar në Kuvend
Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se është për keqardhje situata e fundit e krijuar në Kuvend.
Edhe
Opozita kthehet në Kuvend, kërkon zgjedhje të reja
Ai ka deklaruar se edhe në mbledhjen e Kryesisë ka potencuar që dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit dhe janë katër pika në mënyrë që të arrihet konsensusi.
Sipas tij, nga pushteti ekziston vullneti për të vazhduar të bllokuar situatën.