Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Të hënën më datë 3 shtator, Kryesia e Kuvendit është ftuar për të shqyrtuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, që është paraparë të mbahet më 4 shtator.

Burimet kanë thënë për KTV-në se takimi do mbahet në orën 08:00.

Kërkesa bëhet nga partitë opozitare, të cilat po shprehin qëndrimin e tyre kundër cenimit të territorit të Kosovës.