Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen me këtë rend dite

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje me fillim prej orës 11:00 për të miratuar procesverbalin nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë, për pikat e papërfunduara nga seancat e fundit dhe për të shqyrtuar propozimet dhe kërkesat.

Ky është rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.

2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 5, 6 dhe 8 qershor 2018:

1. Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

Edhe Kryesia e Kuvendit mblidhet sot Arbëri Kryesia e Kuvendit mblidhet sot

2. Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

3. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

4. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

5. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

Edhe Kryesia e Kuvendit sot vendos për vazhdim të seancës dhe seancë të re Arbëri Kryesia e Kuvendit sot vendos për vazhdim të seancës dhe seancë të re

6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave