Kryeredaktorja e KOHËS, Brikenda Rexhepi, është zgjedhur kryetare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).
Rexhepi mori votat e shumicës së mediave anëtare, në votimin që u mbajt të martën.
“Bazuar në statutin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, znj. Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Kohës, është zgjedhur kryetare e KMShK-së. Mandati i znj. Rexhepi është njëvjeçar”, thuhet në njoftimin e KMSHK-së.
Në KMSHK anëtare janë 50 media.
Votimi u mbajt pas ndryshimit të statutit të KMSHK-së vitin e kaluar. Një nga ndryshimet ishte që kryetari i KMSHK-së të mos jetë nga jashtë, por përfaqësues i mediave brenda bordit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeredaktorja e KOHËS zbulon detajet e platformës që kërkon mbështetje për gazetarinë e pavarur
-
Rexhepi: Asnjë media nuk ka staf për kontrollim të komenteve
-
Rexhepi: Seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, ndër më absurdet
-
KTV 25 vjet – gazetari besnike ndaj parimeve
-
Kërkohet bashkëpunim për parandalimin e lajmeve të rreme gjatë fushatës zgjedhore