Një foto e kryeministrit Rama, teksa ndalohet për verifikim nga Policia holandeze në aeroportin e Amsterdamit është bërë virale në internet, shkruan Shqiptarja.
Sipas personit që ka shkrepur foton, Edi Rama është ndaluar nga policia për verifikim të dokumenteve, pasi ka zbritur në aeroport.
Fotoja e shkrepur nga qytetarë shqiptarë të rastësishëm, tregon “bindjen” e kryeministrit ndaj urdhrit të policisë holandeze, e cila prej kohësh është me shërbime të përforcuara në institucionet e rëndësisë së veçantë.
Nga personat që kanë hedhur këtë foto në rrjetet sociale, e cila tashmë është bërë virale, theksohet se është shkrepur mbrëmjen e së hënës.
Pasi janë kryer procedurat e verifikimit, Rama është lënë sërish i lirë për të vazhduar në destinacion, i cili deri më tani nuk është bërë publik.
Udhëtimet private të kryeministrit janë bërë shpesh herë objekt lajmesh për shkak të udhëtimeve të tij me klasin ekonomi, aty ku udhëtojnë edhe qytetarët e zakonshëm.

-
Vizita e Ramës, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut
-
Rama dhe kryeministri holandez shtyhen rreth asaj se kush “duhet të hyjë i pari”
-
Rama: Nuk do të ketë rikthim vizash, vendimi i Holandës politik
-
Bora bllokon komunikacionin tokësor dhe ajror në Holandë
-
Rama filmohet në Romë në një bisedë të tensionuar në telefon