Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë urim nga kryeministri i Lituanisë, Saulius Skvernelis.
Në urimin e kryeministrit Skvernelis thuhet:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkëlqesia Juaj,
Ju lutem pranoni urimet e mia të përzemërta për formimin e qeverisë së re dhe emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Ju siguroj se Qeveria e Lituanisë është e gatshme të vazhdojë të punojë me ju dhe me qeverinë e sapozgjedhur në baza dypalëshe, si një partner i ngushtë dhe besnik. Besoj fuqishëm se në vitet e ardhshme marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona do të forcohen me lidhje të reja bashkëpunimi reciprokisht të dobishëm.
Dëshiroj të përfitoj nga kjo mundësi që t'ju uroj shumë sukses juve personalisht dhe qeverisë suaj në arritjen e qëllimeve tuaja, si dhe në rritjen e sigurisë, prosperitetit dhe mirëqenies së popullit të Kosovës.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
I juaji sinqerisht,
Saulius Skvernelis