Rreth 800 mijë euro, Zyra e Kryeministrit i ia kishte dhënë organizatës “Let’s do it Kosova”, duke mos i përfillur fare procedurat dhe standardet e kërkuara sipas ligjit.
Sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm, këto para i ishin dhënë organizatës pa pasur fare kontratë në mes të palëve, derisa pagesat ishin kryer në bazë të faturave që OJQ-të i kishin dorëzuar, raporton KTV.
Për më tepër, sipas këtij raporti, Zyra e Kryeministrit nuk ka raporte financiare dhe as përshkrim të aktiviteteve të kryera në këtë projekt.
Për këtë, Komisioni parlamentar që mbikëqyr financat publike, ka kritikuar Zyrën e Haradinajt.
Por, sipas Zyrës së kryeministrit, për këtë vendim, përgjegjëse është Ministria e Ambientit.
Edhe
Zyra e Auditorit: Zyra e Kryeministrit ka ndarë jashtë procedurave 815 mijë euro për “Let’s do it Kosova”
Në korrik të vitit të kaluar, Qeveria kishte marrë vendim për themelimin e një Task Force për pastrimin e Kosovës.
Në këtë projekt ishte përfshirë pastrimi i të gjitha komunave, eliminimi i afër 1000 deponive ilegale dhe pastrimi i mbeturinave nëpër hapësirat publike, për të cilat ishte angazhuar “Let’s do it Kosova”.
-
“Ta pastrojmë Kosovën” pastron buxhetin
-
Kritika për dhënien e 815 mijë eurove për “Let’s do it Kosova” pa u respektuar procedurat
-
Qeveria në detyrë ndan 250 mijë euro për përkrahjen e Koalicionit Global kundër ISIS-it
-
Osmani: Nuk kemi dëshmi se si janë shpenzuar 815 mijë euro për “Pastrimin e Kosovës”