Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se nuk do të ndërpritet energjia elektrike dhe çmimi i saj nuk do të rritet gjatë kësaj periudhe të dimrit.
Në vizitën bërë mbrëmjen e së dielës në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka premtuar se vendi nuk do të përballet me krizë energjetike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj ka folur edhe për situatën me shpronësimet.
Përderisa ka lëvduar masat e ndërmarra nga KEK-u, kryeministri ka paralajmëruar sërish banorët.
Ndërsa, drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ka thënë se janë në fazën e fundit të bisedimeve me banorët për të bërë zhvendosjen e tyre dhe për të filluar mihjen e thëngjillit.
Për shkak të mungesës së thëngjillit, KEK-u po vazhdon të punojë me dy blloqe, që nuk e përmbushin as për së afërmi kërkesën për energji në vend.