Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministri Mustafa ngushëllon familjen Klaiqi

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Klaiqi.

Mustafa, gazetarin Klaiqi e përshkruan si një njeri modest në sjellje, i çiltër e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të respektuar Ganimet Klaiqi.

Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës.

I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime.

Edhe Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Klaiqi Arbëri 9 v. më parë Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Klaiqi

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”.