Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në Konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi” e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Haradinaj dhe kryetari i Klubit të Prodhuesve Vendor, Astrit Shabani, kanë nënshkruar Memorandum, përmes së cilit në Zyrën e Kryeministrit do të hapet Zyra e Prodhuesve, njofton kumtesa qeveritare.
Sipas kryeministrit Haradinaj, kjo zyrë nuk do të ketë kosto buxhetore, por do të nxjerrë propozime që lidhen me përmirësimin e pozitës së prodhuesve.
“Qëllimi im dhe i Qeverisë time është që mos të ndalemi në gjetjen e instrumenteve në mënyrë që prodhuesit e vendit të jenë në një situatë të barabartë me prodhuesit e rajonit dhe më gjerë”, tha kryeministri Haradinaj.
Duke e quajtur prodhimin si vijë të parë të frontit ekonomik, kryeministri Haradinaj ka falënderuar këtë klub që e ka bërë Qeverinë pjesë të këtij dialogu.
-
Haradinaj: Do të shohim mundësitë e furnizimit të rregullt me rrymë për prodhuesit vendorë
-
Haradinaj kërkon nga familjet kosovare të konsumojnë produkte vendore
-
Do të punohet që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë në rajon, thotë Haradinaj
-
Haradinaj: Qeveria do të mbetet partner i prodhuesve të veshmbathjeve
-
Kurti: Strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik është mbështetja e prodhuesve vendorë