Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” në Lipjan ka njoftuar se prej të mërkurës në mbrëmje është ndërprerë energjia elektrike te sistemi i pompimit, andaj kjo e ka keqësuar gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Lipjanit dhe fshatrave për rreth.
Drejtues të kësaj kompanie në Lipjan, kanë bërë të ditur se herë pas here kanë futur në funksion gjeneratorët me qëllim që qytetarët mos të mbesin krejtësisht pa ujë të pijshëm, mirëpo kanë kërkuar nga KEDS-i të angazhohej për riparimin e defekteve në terren.
“Si kompani jemi ndër taksapaguesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në Lipjani deri në 20 mijë euro në muaj. Aktualisht, nuk kemi borxhe ndaj KEDS-it, mirëpo prej së mërkurës në mbrëmje është ndërprerë energjia elektrike te sistemi i pompimit. Kjo e ka vështirësuar gjendjen e furnizimit me ujë. Herë pas here jemi duke e futur në funksion gjeneratorët në mënyrë që qytetarët mos të mbesin krejtësisht pa ujë”, ka thënë për “Koha Ditore” Ilmi Bublica, drejtor i KRU “Prishtina” në Lipjan.
Në anën tjetër Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it ka thënë se si pasojë e motit të ligë më së shumti kanë telashe me furnizim të energjisë elektrike në regjionin e Ferizajt dhe të Pejës për çka ekipet e tyre janë duke punuar vazhdimisht në terren.
“Është një situatë emergjente për energji, mirëpo jemi duke i dhënë prioritet defekteve. Gjendja është më e theksuar në rajonin e Pejës dhe Ferizajt andaj janë angazhuar rreth 550 punëtor në terren duke e dhënë maksimumin për rregullimin e energjisë elektrike. Makineritë janë në terren, pastaj kemi marrë edhe makineri shtesë me qera me qëllim që të evidentohen defektet sa më shpejt”, ka thënë Buzhala.
-
38 mijë banorë të Lipjanit do të mbesin pa ujë të enjten
-
Që nga mëngjesi Lipjani pa ujë shkaku i ndërprerjes së rrymës
-
Komuna formon ekip punues për furnizim të rregullt me ujë
-
Shtatë qytete mund të kenë probleme me energjinë elektrike sonte
-
Reduktime të ujit 3 me 3 në lagjet periferike të Lipjanit e disa fshatra rurale