Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KRU “Prishtina” paralajmëron reduktime për kursimin e ujit

Foto: Koha

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për orarin e reduktimeve të ujit në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se reduktimet do të fillojnë nga sot 28 qershor 2021, për siç thonë, ruajtjen e resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë, ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, shpërndarjes së barabartë të ujit për shkak të rritjes enorme të kërkesave për ujë/keqpërdorimit të ujit.

KRU “Prishtina” njofton se Çagllavica, Veterniku( pjesa kah Rezonanca), Lagjja NIC dhe lagjja Qëndresa do të jenë me reduktim të furnizimit me ujë nga ora 17:00-22:00. Lagjja Qershia dhe fshati Miradi e Epërme, me reduktim prej orës 10:00-22:00. Një pjesë e Hajvalisë , me reduktim nga ora 22:00-07:00. Fshatrat përgjatë linjës Albanik-Podujevë dhe fshatrat Albanik-Prishtinë me reduktim nga ora 18:00-06:00.

“Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi. Furnizimi me ujë dhe aplikimi i reduktimeve minimale varion nga zona në zonë për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe konsumit të ujit”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm