Problemet me ujësjellës të disa bizneseve të Sllatinës, ishte tema kryesore e takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe atyre të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
Sipas kumtesës për media, kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi potencoi si çështje primare të Odës identifikimin e problemeve të të bërit biznes dhe mundësive të përmirësimit të tyre së bashku me institucionet kompetente duke shtuar se gjatë veprimtarisë së tyre si Odë, kanë parë që për problemet e të bërit biznes ekzistojnë mundësi të mëdha për përmirësimin e tyre.
Për ketë arsye, OAK-ja ka realizuar takimin me Komunën e Fushë Kosovës, për rregullimin e problemit të bizneseve të Sllatinës me ujësjellës, kanalizim, energji elektrike dhe asfaltim dhe se do të vazhdoj edhe tek institucionet e tjera deri në realizimin e kërkesave të bizneseve për këto probleme të cilat janë pengesë në zhvillimin e veprimtarisë së tyre.
OAK kërkoi nga Ujësjellësi përkrahje për rregullimin e problemit me ujë nga Ujësjellësi Prishtina.
Kryeshefi i Ujësjellësit Prishtina, Ilir Abdullahu, mirëpriti delegacionin e OAK, duke i premtuar mbështetje në këtë aspekt me mundësitë që kanë, si, me anë të gypave të ujësjellësit, shërbimet dhe kualitetin e ujit.
Ndërsa Zv.Kryesehfi i Ujësjellësit Prishtina, Kujtim Xhelili deklaroi se Kompania Ujësjellësi Prishtina nga aspekti ligjor nuk është në përgjegjësinë e tyre zgjerimi i rrjetit por mirëmbajtja, por gjithsesi do të kontribuojnë në zgjidhjen sa më të mirë të këtij problemi.
Edhe
OAK-u e ATK-ja synojnë rritje të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të bizneseve
OAK kërkoi që Ujësjellësi Prishtina të bëjë një analizë dhe t’i dërgojë konkretisht OAK-së mënyrën e përkrahjes që mund të jap për këto biznese.
Përfaqësuesit e Kompanisë Ujësjellësi Prishtina premtuan bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës deri në zgjidhjen e këtij problemi.
-
OAK kërkon ndryshimin e udhëzimeve administrative
-
OAK nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë
-
OAK, KSB dhe OEMVP punojnë për të rritur bashkëpunimin dhe eksportin
-
Bizneset e Pallatit të Rinisë me probleme në të bërit biznes, OAK do të jetë përfaqësuesi zyrtar i tyre