5 mijë banorë të Hanit të Elezit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, shkaku i mosmenaxhimit të rrjetit nga kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni”m shkruan sot Koha Ditore.
Megjithëse për menaxhimin e ujësjellësit kjo kompani pati nënshkruar një marrëveshje me komunën rreth 2 vjet më parë, deri tashti nuk është realizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë disa vjet më parë, komuna në bashkëfinancim me donatorë të ndryshëm pati investuar rreth 700 mijë euro për ndërtimin e Fabrikës së Ujit, mirëpo sërish kërkohen investime shtesë.
Në kompaninë e “Bifurkacionit” kanë thënë nuk mund ta marrin këtë ujësjellës nën menaxhim përderisa komuna nuk i ka finalizuar të gjitha punimet, pastaj vendosjen e ujëmatësve dhe riparimin e rrjetit në disa lokacione... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Hani i Elezit kërkon nga kompania e ujërave menaxhimin e ujësjellësit
-
Banorët e Hanit të Elezit ankohen për mungesë të ujit, “Bifurkacioni” për mospagesën e faturave
-
Dhjetëra shkolla në Ferizaj përfundojnë te përmbaruesi, shkaku i borxheve ndaj KRU “Bifurkacioni”
-
Qytetarët në Ferizaj përballen me mungesë dhe reduktime të ujit
-
Banorë të disa fshatrave në Ferizaj thonë se “Bifurkacioni” u faturon pagesa pa u ofruar shërbime