Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronikë e KTV-së për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Më shumë se dy orë ka zgjatur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, por ka përfunduar pa vendim për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, raporton KTV.

Gjithë mbledhja ka kaluar nën tensione, derisa opozita ka kërkuar që seanca të mbahet të hënën e javës që vjen e përfaqësuesit e koalicionit shumicë, të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mënyrë demonstrative, mbledhjen e ka lëshuar Glauk Konjufca i Vetëvendosjes. Konjufca ka thënë se po bëhet përpjekje që opozitës t’i merret e drejta që përmes 40 nënshkrimeve, të thërrasë seancën e jashtëzakonshme e kjo të vendoset me shumicë votash nga kryesia.

Konjufca ka paralajmëruar se kjo çështje mund të përfundojë në kushtetuese.

Edhe Avdullah Hoti i LDK-së ka paralajmëruar se do të shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat ligjorë e kushtetues.

Por, këtë e mohon kryetari Kadri Veseli. Ai tha se përfaqësuesit opozitarë e kishin ndarë mendjen që ta bllokojnë punën e Kuvendit, por tha se këtë nuk do ta lejojë të ndodhë.

PDK-ja, AAK-ja e Nisma e akuzuan opozitën se pikërisht ata nuk donin seancë, duke e shfrytëzuar këtë për fushatë. Në këtë mbledhje Kryesia e Kuvendit ka caktuar komisionet parlamentare.