Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronikë e KTV-së nga Marshi për të pagjeturit

Gramoz Berisha i Suharekës i prin marshit në kërkim të personave të pagjetur, ku qytetarët mbanin nga një emër në duar.

I mbijetuar në njërën ndër masakrat më të mëdha, atë në familjen Berisha, ai është i dëshpëruar me dështimin e shtetit, raporton KTV .

Me emrat e mbi 1,600 personave të zhdukur, marshi vazhdoi deri para qeverisë dhe kuvendit. Në ditën ndërkombëtare të personave të pagjetur, marshuesit kërkuan që kjo çështje të vendoset në agjendën e bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Asnjë marrëveshje me Serbinë, sipas aktivistëve, nuk do të jetë e plotë, nëse nuk ka garanci nga shteti i Serbisë se do të zbardhet fati i personave të pagjetur. Emrat e të pagjeturve u vendosën në një kuti të zezë, ku shkruante “kryeministër, edhe sa do të qëndrojnë emrat në këtë kuti?”.

Artikuj të ngjashëm