Në Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë vendosur emrat e personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë, në aktivitetin e organizuar nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo.
Në këtë aksion ka marrë pjesë, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, edhe Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Gjatë këtij aksioni nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo ishin edhe familjarë të personave të zhdukur që mes lotësh përcollën këtë instilacion.
Marigona Shabiu, Drejtore Ekzekutive e YIHR tha që ky instilacion është i vendosur me emrat e 1 639 personave të pagjetur, datën e 27 prillit duke përfshirë këtu edhe personat e zhdukur nga komunitetet jo-shumicë
“Sot në Ditën Kombëtare të personave të pagjetur e shënojmë këtë ditë për zbardhjen e rastit të 1 639 personat e pagjetur, duke përfshirë këtu edhe persona te pagjetur nga komunitetet jo shumicë, pra nga ky instilacion i vendosjes së emrave të 1 639 personave të pagjetur. Aksionet rrugore që ne i bëjmë tentojmë që të sjellim në vëmendje çështjen e personave të pagjetur, që të bëhet më shumë në këtë drejtim. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet dhe është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët por edhe për te gjithë”, tha ajo. “Është e rëndësishme që ti trajtojmë të gjithë personat e pagjetur pa dallime, pra që përfshihen dhe ata të komuniteteve jo-shumicë, dhe që të gjithë ta kujtojmë këtë problematikë, por që është edhe një thirrje që kjo çështje të trajtohet maksimalisht”./EO
-
Shabiu: Çështja e të pagjeturve nuk u takon vetëm familjarëve
-
Dita e mbi 1600 të pagjeturve
-
Institucionet e Kosovës presin të rikthehen me gërmime për të zhdukurit në pesë lokacione në Serbi
-
Haxhiu e Kurti kërkojnë sërish nga Serbia t’i hapë arkivat për të pagjeturit
-
Shënohet Dita e të zhdukurve, Kurti bën thirrje për trysni ndërkombëtare mbi Serbinë