Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bisedoi me anëtarë të Grupit e Miqësisë së Mirë Kosovë – Kroaci, të kryesuar nga Andrija Mikuliq, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Haradinaj me këtë rast tha se Kroacia është partner politik dhe strategjik i Kosovës dhe gjithashtu është një shembull i mirë për t’u ndjekur në fushën e integrimeve euroatlantike.
“Mbështetja e shtetit kroat është shumë e rëndësishme për fazën në të cilën gjendet Kosova, në rrugën e integrimeve, liberalizimit të vizave, njohjet e reja, si dhe anëtarësimi në Interpol dhe UNESCO. Me popullin dhe shtetin kroat na lidhin shumë gjëra të përbashkëta nga e kaluara, por edhe për të ardhmen”, tha ai.
Andrija Mikuliq, kryesues i ‘Grupi i Miqësisë së Mirë Kosovë – Kroaci’, falënderoi popullin e Kosovës për mbrojtje dhe ndërtimin e shtetit kroat në kohën kur Kroacisë i duhej ndihma e të tjerëve dhe shprehu qëndrimin e palëkundur karshi Kosovës, për rrugën e saj euroatlantike.