Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Pastrimi” njofton për largimin e mbeturinave inerte e vëllimore në 3 lagje të Prishtinës

Mbeturina inerte

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se sonte nga ora 19:00 do t’i largojë mbeturinat inerte dhe vëllimore në lagjet “Lakrishtë”, “Dardani” dhe “Qendër” të Prishtinës.

Në njoftim KRM Pastrimi ka bërë thirrje që këto mbeturina të nxirren afër kontejnerëve dhe banorët e këtyre lagjeve të mos i parkojnë veturat në vende të cilat pengohen ekipet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njoftohen qytetarët e lagjeve "Lakrishtë", "Dardani" dhe "Qendër" se sonte KRM "Pastrimi" fillon largimi i mbeturinave inerte dhe vëllimore. Luteni që mbeturinat të nxirren në pikat e caktuara (afër kontejnerëve) prej orës 19:00, në mënyrë që procesi të zhvillohet sa më shpejt dhe pa pengesa. LUTENI që MOS T'I PARKONI VETURAT afër kontejnerëve dhe në hyrje të rrugicave sepse na pamundësoni kryerjen e shërbimit”, thuhet në njoftimin e KRM Pastrimit në Facebook.