Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kritikohet rishikimi i buxhetit të komunave me procedurë të përshpejtuar

Praktika disavjeçare e rishikimit të buxheteve komunale me urgjencë është kritikuar nga monitoruesit e shoqërisë civile, të cilët përgjegjësinë për aplikimin e procedurave të përshpejtuara për këtë politikë ia hedhin nivelit qendror.

Sipas tyre, rishikimi i buxhetit komunal nuk duhet të bëhet me nguti, por me një analizë të mirëfilltë, pa e përjashtuar, madje edhe kontributin eventual të publikut, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Rishikimi i buxhetit të komunave nuk duhet të ndodhë me procedura të shpejta, aq më tepër që është një nga politikat që definon se cilat janë mbetjet financiare dhe cilat janë nevojat rreth ridestinimit të atyre mjeteve buxhetore”, ka thënë Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Ai ka theksuar se përtej komunave, përgjegjëse për rishikimin e përshpejtuar të buxhetit është Ministria e Financave që i obligon ato për zbatimin e një praktike të tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm