Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kritikohet hedhja e kallëzimeve penale dhe pushimi i hetimeve nga prokurorët

Hedhja e aktakuzave ose tërheqja nga to, hedhja e kallëzimeve penale, si dhe profilet e atyre që kanë qenë pjesë e lëndëve të korrupsionit në të gjitha prokuroritë, kanë qenë temë e diskutimit në tryezën “Performanca e prokurorisë në luftë kundër korrupsionit”, që të mërkurën është organizuar nga Lëvizja Fol, shkruan sot Koha Ditore.

Anëtarë të shoqërisë civile që kanë marrë pjesë në këtë tryezë kanë kritikuar punën e prokurorive, duke kërkuar që profilet e atyre që kanë qenë në procedura të hetimit ose janë akuzuar për lëndë të korrupsionit të bëhen të ditura. Për ta gjithashtu shqetësues është edhe tërheqja e prokurorëve nga aktakuzat, hedhja poshtë e tyre nga gjykatat, si dhe hedhja e kallëzimeve penale nga prokurorët.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.