Për listën e gjatë të presidentit Hashim Thaçi, që ai dekoroi shumë personalitete, ngjarje e aktiviteteve me Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë, kritikat nuk kanë të ndalur.
Së fundi, është sociologia e aktivistja e të drejtave të grave, Sibel Halimi, ajo që ka kritikuar Thaçin që ka futur pak gra në listën e kontribuuesve për arritjen e madhe të popullit të Kosovës.
“Kosovës, çikat po ia zbardhin fytyrën, porse ekziston njëfarë rezistence në vazhdimësi për pranimin e kontributit të tyre. Kjo ndodhi edhe me të dekoruarit në vitin jubilar të pavarësisë së vendit”, ka thënë Halimi.
Ajo ka pyetur se si është e mundshme që në listën e gjatë të dekoratave nga presidenti Hashim Thaçi të jenë pak gra e vajza.
“Ato kanë kontribuar në të gjitha etapat e shtet ndërtimit, por fatkeqësia është se burrat e kanë krijuar dhe uzurpuar historinë, ndaj në këtë relacion gratë megjithatë e kanë një vend - në margjina! Në këtë listë, përpos disa emrave të grave të tjera, do të duhej të ishte edhe ai i znj. Shyhrete Berisha, e cila humbi familjen, u përball me padrejtësinë institucionale që ia mohoi të drejtën e pronësisë ndaj një cope historie (kujtimeve). Përpara se për bashkëpartiakë, familjarë e farefis, dekorata duhet për ata që bën diçka për këtë vend jo për ta regjistru analet historike, por për ta përjetuar brezat”, ka thënë Halimi.
Në anën tjetër katër personalitete deri tani kanë refuzuar të marrin dekoratën nga Thaçi, si Rexhep Qosja, Veton Surroi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
-
Thaçi: Nuk refuzohet dekorata nga të pa dekoruarit dhe nuk dekorohen ata që kanë dekorata të Serbisë
-
Thaçi për pesë vjet ndau mesatarisht nga një dekoratë në ditë
-
Gati 700 dekorata ndau Thaçi për 3 vjet – analistët thonë se ky është tentim për të rritur besueshmërinë ndaj tij
-
Gati 700 dekorata ndau Thaçi për 3 vjet – analistët thonë se ky është tentim për të rritur besueshmërinë ndaj tij
-
OVL të UÇK-së i ka mbetur hatri nga Hashim Thaçi, e quajnë stagnues për shtet-ndërtim