Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krishtlindja në Shqipëri, Imzot George Frendo uroi për më shumë paqe, dashuri dhe mirësi

Tiranë, 25 dhjetor - Besimtarë katolikë dhe ortodoksë në mbarë botën festuan Krishtlindjen, lindjen e Jezu Krishtit.

Në katedralen e “Shën Palit”, në kryeqytet këtë vit besimtarë të paktë në numër për shkak të pandemisë kremtuan këtë ditë të shënuar ku mesha u drejtua nga Imzot George Frendo, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dashuri dhe mirësi.

Kjo meshë ishte parashikuar që të kremtohej në orën 20:00, por për shkak të masave të reja kufizuese, u zhvendos në orën 18:00. Në Kishë ishin të pranishëm një numër më i paktë se vitet e tjera i besimtarëve, të pajisur me maska.

Në fjalën e tij në meshën në vigjilje të Krishtlindjes, Imzot George Frendo i mëshoi mesazhit të unitetit të familjes, duke treguar edhe një histori personale, kur ishte i shtruar në spital COVID.” Isha në një dhomë bashkë me një burrë 78-vjeç. Jemi bërë shumë miq, një njeri shumë i thjeshtë, fliste për gruan që ai e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj, ende ishte shumë e bukur, por e paralizuar, por ai kujdesej duke e larë dhe duke gatuar. Është një shembull i asaj dashurie që nuk vjetërohet. Fliste për fëmijët që i kishte rritur me shumë dashuri dhe sakrificë dhe ata në shumë mënyra vazhdojë të tregojnë dashurinë dhe mirënjohje. Krishtlindja është festa e familjes, fort e dashur. Rroftë Krishti, rroftë Jezusi dhe me këtë gëzim ju uroj gëzuar Krishtlindjen”, tha Frendo.

25 dhjetori është dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën.

Edhe Historia e Krishtlindjes Lifestyle Historia e Krishtlindjes

Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve ’90-të, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura. Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës

Betlehemi është qyteti i lindjes së Krishtit para dy mijë vjetësh, i cili erdhi në jetë në një kasolle.

Në shërbesat që i paraprijnë Krishtlindjes lexohen pjesët e Dhiatës së Vjetër rreth Lindjes së Krishtit, duke theksuar profecinë e Mikeas, e cila e parathotë Bethlehemin si vendlindjen e Shpëtimtarit dhe profecitë e Isaisë rreth ardhjes dhe karakterit të Mesias: Vetë Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, një virgjëreshë do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë, të cilin do ta quajnë Emanuel, që do të thotë Perëndia është me ne (Isaia 7:14-15). Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të jetë mbretërimi dhe do të quhet i Mrekullueshëm, Këshilltar, At i Përjetshëm, Princ i Paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e mbretërimit dhe paqes së tij (Isaia 9:6-7).

Festa e Krishtlindjes quhet dhe Lindja në Mish e Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Në Krishtlindje kremtohet lindja si njeri e Birit të Perëndisë, të atij që së bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë është me të vërtetë Perëndi në jetë të jetëve.

Edhe Në Katedralen “Nëna Terezë”, besimtarët u lutën për paqe në vigjilje të Krishtlindjes LAJMET E MBRËMJES Në Katedralen “Nëna Terezë”, besimtarët u lutën për paqe në vigjilje të Krishtlindjes

Prandaj në Kishë këndohet: Virgjëresha lindi sot të përmbiqenshmen Fjalë, edhe dheu i blaton të paafruarit shpellën; Engjëjt, me barinjtë po lavdërojnë, Magët pra, bashkë me yllin po udhëtojnë; se për ne ka lindur Krishti, si djalë foshnjë, i përjetshmi Zot.

Festa e Krishtlindjes është kremtimi i shpëtimit të botës nëpërmjet Birit të Perëndisë, i cili u bë njeri për ne, që me anën e tij, ne të mund të bëhemi hyjnorë, bij të Perëndisë Atë, me anë të banimin ndër ne të Shpirtit të Shenjtë/ATSH.