Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krimet e Rënda heqin sekuestron për pasurinë e Alfred Pezës

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë i ka hequr masën e sekuestros deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza.

Sekuestrimi i pasurisë së Pezës është bërë në kuadër të ligjit antimafia.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vënien e sekuestros për një pasuri prej 1.1 miliardë lekësh pas zbulimit në media që bashkëshortja e zotit Peza kishte përqindje aksionesh në një bankë të nivelit të dytë.

Peza deklaroi pas publikimit të lajmit se paratë për blerjen e aksioneve janë kursime të familjes së tij dhe se janë deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë në ditën kur ai u shpall deputet i Kuvendit.

Prej më shumë se 2 muaj pasuria në vlerën e 1 % aksioneve pranë një bankë të nivelit të dytë u vu në sekuestro për llogari të hetimit të Prokurorisë.

Sekuestroja për pasurinë në aksione bankare u vendos në bazë të ligjit antimafia, ndërsa më parë kjo sekuestro ishte rrëzuar edhe në Gjykatën e Lartë.

Artikuj të ngjashëm