Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krimeja për Kosovën e pavarur...

Takimi ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe atij të Rusisë në Helsinki më e 11 e 12 korrik, do të mund të ishte shans i madh për zgjidhjen e problemit të Kosovës, pasi, siç shkruajnë mediet, dy liderët do të mund të merreshin vesh mu për këtë çështje, transmeton Koha.net.

Sipas medieve serbe, njëra nga oferta që mund të gjendet në tavolinën e bisedimeve është edhe këmbimi i Krimesë për pavarësinë e Kosovës.

Përkundër asaj se Rusia përkrah sovranitetin e Serbisë dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ekspertë mendojnë se takimi i paralajmëruar i dy kryetarëve mund ta ndryshojë situatën në Ballkan dhe nuk përjashtohet mundësia e marrëveshjes ndërmjet Trumpit me Putinin.

Analisti Dragomir Angjelkoviq për telegraf.rs thotë se Serbia nuk është në rrezik pasi Putini nuk do të shantazhohet kështu në Helsinki nga Trumpi.

“Për Amerikën tash është më e rëndësishme çështja e Ukrainës. Ndoshta Kosova do të gjendet në takim, ndoshta Rusia do të pajtohet me këtë, por vetëm me kompromis. Ultimatum në formën “Krimeja për pavarësinë Kosovës me siguri se nuk do të gjendet si temë”, ka thënë ai.

Edhe Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën Botë 2 j. më parë Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën

“Dy palët kanë favoret e veta, por megjithatë kanë interesa më të mëdha se sa ato për serbët e shqiptarët dhe për këtë arsye nuk duhet pritur që ata të përkrahin kërkesat maksimaliste të Beogradit e të Prishtinës”, thotë asistenti në Fakultetin e Shkencave politike Milan Kërstiq.

“Spekulimet për mundësinë që Vladimir Putin të distancohet nga Serbia e Kosova për shkak të Krimesë, janë sajuar qëllimisht për t’u rënduar marrëdhëniet e mira e shekullore ndërmjet Serbisë e Rusisë”, ka thënë analisti politik Branko Radun.