Arbëri

Kreu i SBASHK-ut për zëdhënësin e VV-së: Edhe qeni ka besnikëri që ai nuk e ka

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka reaguar përmes një letre publike, për siç tha ai, fyerjet që i janë bërë atij kohët e fundit, e sidomos nga protesta e 8 prillit e tutje.

Ai i ka quajtur “tellallë të Kurtit” e të “pafytyrë” ata që sipas tij e fyen pse kërkoi kushte e paga më të mira për mësimdhënësit.

Jasharaj është marrë edhe me një postim të zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka, që në ditën e protestës kishe nxjerr një foto me disa qen në rrugë me mbishkrimin “Protestë. Bllokadë”.

“Tellallë të pafytyrë, ju fyes e sharës të mësuesit dhe ju që merreni me personalitetin tim, fyerjet tuaja ua lëmë në fytyrën tuaj, pra edhe të fyerjeve të një tellalli të VV-së për pjesëmarrësit e protestës, sepse edhe qeni ka besnikëri, që ai nuk e ka. Sepse edhe deputetët (Adnan) Rrustemi e (Mefail) Bajçinovci kot shpifin e merren me ofshama e gënjeshtra, sepse punëtorët e arsimit janë heronj të kohës”, ka shkruar Jasharaj ndër të tjera.

Manxhuka ka përsëritur se postimi i tij nuk ka të bëjë asgjë me Jasharajn dhe protestuesit.

“E rrugës do të ishte që para se të bëhej lajm të merrja një pyetje të tillë për idenë e fotografisë, tash po flasim post festum. E kam sqaruar atë postim, nuk ka asnjë lidhje me atë që kanë konstruktuar disa portale. Imagjinata e tyre ka fyer Rrahman Jasharajn dhe jo unë. Nuk jam përgjegjës për imagjinatën e askujt, e as të Rrahman Jasharajt. Kritikat dhe qëndrimet i them hapur dhe direkt, pa alegori”, tha Manxhuka.

Jasharaj, që së fundi ka fituar edhe një mandat në krye të SBAHK-ut, ka kërkuar kohë më parë nga 100 euro në muaj për mësimdhënësit deir në miratimin e Ligjit për paga. Kjo kërkesë e tij ka hasur në kritika të mëdha, të Qeverisë, por edhe të opinionit.

E Jasharaj, për këtë tha: “Na thonë se është turp pse po i kërkojmë 100 euro, nëse është turp 100, na i jepni nga 300-400”, ka thënë ai në një emision në KTV.

 
Rrahman Jasharaj: Nëse është turp të kërkohet nga 100 euro prej Qeverisë, na jepni nga 400, ne s’themi jo

Rrahman Jasharaj: Nëse është turp të kërkohet nga 100 euro prej Qeverisë, na jepni nga 400, ne s’themi jo Biseda e plotë ? https://www.koha.net/r319646 . . . . #RrahmanJasharaj #BSPK #SBASHK

Posted by Koha.net on Friday, April 8, 2022