Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqri Bytyqi, ka qëndruar të enjten në Pejë në një vizitë pune, ku ai takoi kreun e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe sfidat që i presin këtë vit, përfshirë edhe testin PISA 2018.
Në këtë takim u theksua si prioritet kryesor ngritja e cilësisë së arsimit fillor të mesëm dhe atij universitar, ndërtimi i infrastrukturës dhe avancimi i shkollave profesionale, shkruan sot Koha Ditore.
“Jemi të angazhuar që të rrisim cilësinë në arsimit në të gjitha komunat, dhe se me kryetarin e Pejës biseduan për angazhimin me profilizimin e mësimdhënësve, si dhe punën që duhet bërë për t’u përgatitur për testin e PISA-s. Gjithashtu ramë dakord për një bashkëpunim sa më të afërt në mënyrë që përgjegjësia të shtohet edhe në nivelin lokal dhe në të gjitha shkollat në Komunën e Pejës dhe për këtë qëllim përkrahja nga Ministria nuk do të mungojë”, tha ministri i MASHT-it, duke e vlerësuar të nevojshëm edhe vlerësimin e mësimdhënësve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kryetari i Pejës i kërkon MASHT-it mbështetje për zgjerimin e infrastrukturës shkollore
-
Bytyqi: Arsimi profesional prioritet i MASHT-it për vitin 2018
-
Ministri i MASHT-it e rektorët diskutojnë rreth qasjes në “Erasmus+”
-
Bytyqi: Interesimi i nxënësve kah shkollat profesionale është lajm i mirë për vendin
-
MASHT-i, me përgatitje intensive për testin ndërkombëtar TIMSS