Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krerët e gjyqësorit mobilizohen në zgjidhjen e lëndëve për liberalizim të vizave

Krerët e gjyqësorit sot kanë mbajtur një takim në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të koordinuar të gjitha institucionet gjyqësore në zgjidhjen e menjëhershme të lëndëve për liberalizim të vizave.

Me këtë rast, Nehat Idrizi- Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës kërkoi nga gjyqtarët e kësaj Gjykate që të bashkëpunojnë që sa më parë të zgjidhen rastet e korrupsionit dhe të shihen rezultatet.

“Kërkoj nga të gjithë ju që të thelloni bashkëpunimin dhe sa më parë të kemi rezultatet e para në zgjidhjen e rasteve të korrupsionit. Ne ju premtojmë mbështetje për secilin gjyqtar që merret me këto raste”, ka deklaruar Idrizi.

Në anën tjetër, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërtita Bytyçi tha se në gjykatën të cilën ajo drejton janë 18 raste për liberalizim të vizave prej të cilave 3 janë të përfunduara.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjithsej lëndë të shënjestëruara janë 18, prej të cilave 3 janë të përfunduara. Të gjitha lëndët janë në procedurë dhe ne jemi të përkushtuar që sa më parë ato t’i zgjidhim”, ka thënë Bytyçi.

Edhe Idrizi thotë se mbi 260 lëndë për korrupsion janë nëpër gjykata, sqaron çka i tha Kabashiqit Arbëri Idrizi thotë se mbi 260 lëndë për korrupsion janë nëpër gjykata, sqaron çka i tha Kabashiqit

Po ashtu kryetarja Bytyçi kërkoi mbështetje nga KGJK, për trajtimin e këtyre lëndëve.

“Të gjithë krerët e institucioneve gjyqësore u dakorduan që do të trajtojnë me prioritet të gjitha lëndët të cilat ndërlidhen me liberalizim të vizave”, thuhet në fund të njoftimit.