Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, të mërkurën ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Krerët e sistemit të drejtësisë së Shqipërisë, e uruan kryetarin e Supremes për zgjedhjen në krye të gjykatës, duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit dhe ndarje të përvojave mes dy palëve, transmeton Koha.net.
Në anën tjetër, Peci i njoftoi mysafirët me zhvillimet aktuale në gjyqësorin e Kosovës dhe me sfidat, nëpër të cilat po kalon ky sistem.
Delegacionit shqiptar iu prezantuan edhe zyrat e gjyqtarëve dhe salla e gjykimit në Gjykatë Supreme, në Pallatin e Drejtësisë.
Në pritje të delegacionit nga Shqipëria ishin edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme.
-
Fejzullah Rexhepi dekretohet kryetar i Gjykatës Supreme
-
Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë bashkëpunimin në sistemin e drejtësisë
-
“Vlerësimi i integritetit të gjyqtarëve, një nga masat parandaluese në luftën kundër korrupsionit”
-
Kryetari i Supremes së Kosovës mori pjesë në festimin e 220 vjetorit të gjyqësorit të Malit të Zi
-
Studentët serbë të veriut njoftohen për historikun e reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë