Arbëri

Krasniqi: T’u vazhdohen kontratat infermierëve të angazhuar gjatë pandemisë

Urgjente e ka cilësuar vazhdimin e kontratave të punës për infermierët e angazhuar gjatë kohës së pandemisë COVID-19, drejtori i Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Ai ka theksuar se ministria e Shëndetësisë duhet që ta lejojë shtimin e burimeve njerëzore në SHSKUK, si pasojë e mungesës së stafit veçanërisht në fusha specialistike.

Krasniqi ka theksuar se ndër mungesat më të theksuara është ajo e anesteziologëve, duke bërë të ditur se aktualisht të punësuar janë katër syresh.

Ai ka bërë të ditur se SHSKUK-ja është duke e vëzhguar me kujdes përhapjen nëpër botë të sëmundjes së lisë së majmunëve, teksa ka theksuar se në Kosovë deri më tani nuk ka ndonjë mundësi të përhapjes së saj sikurse në rastin e COVID-19.

Klinika infektive në Kosovë ka njoftuar për një rast të dyshuar me linë e majmunëve, mostrat e të cilit tashmë janë dërguar në Holandë për analiza laboratorike.