Zëdhënësi i Vetëvendosjes, deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi, ka shprehur bindjen se Vetëvendosjen në opozitë PAN-i nuk do të mund ta përballonte as më shumë se një vit.
Ai, përmes një shkrimi të shkurtër në profilin e tij në Facebook ka thënë se PAN nuk mund të bëjë qeveri pa Listën Serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën. Zajednicën nuk e realizuan dot as sa i kishin 80 deputetë se lëre më me 61”, ka thënë Krasniqi.
“VV-në me vetëm 16 deputetë, e përballuan vetëm 2 vite e gjysmë. Kurse tash me 32 deputetë nuk do ta përballojnë më shumë se 1 vit. Ramushi nuk po e kupton që ndryshimi ka ndodhur, pavarësisht a i ka ai numrat apo jo.
Veç vonim, shpëtim s’ka”, ka thënë më tej ai.