Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë në DESKU të KTV-së se skena politike në Kosovë aktualisht e ka një përballje me vetveten, përballje kjo të cilën e ka quajtur mjaft të vështirë dhe të pakuptimtë.
"Dhe, ne jemi në pozicionin e domosdoshëm për ta shikuar drejt në sy njëri-tjetrin, për ta parë realitetin ashtu si është dhe gjithnjë duke pasur parasysh se uniteti politik i brendshëm krijon premisa për përballje me politikën e jashtme", ka thënë Krasniqi.
Ai e ka quajtur "të çakorduar" përballjen e brendshme politike në Kosovë.
"Kur përballja e brendshme, si është e jona, e çakorduar, e paharmonizuar, pa arritur ta krijojë një unitet politik të veprimit për shtet-ndërtim dhe shtet-forcim, mendoj që e kemi një vështirësi tejet të madhe për t'u përballur pastaj me të tjerët", ka shtuar ai.
Kjo, si ka vazhduar Krasniqi, do të thotë se "Kosovës i duhet një komunikim ndryshe në raportet e brendshme në politikë".
"Dhe, kur partitë politike vijnë në pushtet, duhet të mendojnë që mandatin e tyre ta çojnë deri në fund. Se, vetëm duke e çuar mandatin e tyre deri në fund, ata kanë mundësi të bëjnë punë të mira për vendin, ta forcojnë shtetin, t'i forcojnë institucionet e shtetit", ka thnëë Krasniqi.
-
Krasniqi: Kriza politike është e qëllimshme, sulmet ndaj Kushtetueses të rrezikshme
-
PDK: Sot është ezauruar mundësia për shkuarje në zgjedhje të parakohshme
-
Krasniqi: Jam kundërshtar politik i Kurtit, Kosova në gjendje të rëndë
-
Krasniqi: Vettingu duhet të ndodhë, e paqartë pse po vonohet
-
Sonte në DESKU: Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit