Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës t’i bashkohen të dielën “Marshit për drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK), që siç ka thënë ai, po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Krasniqi, mbrëmë në emisionin “Konfront” në KTV, ka theksuar se PDK-ja e ka përkrahur dhe është mobilizuar për këtë marsh solidarizues, që organizohet nga platforma “Liria ka emër”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë pa asnjë hezitim dhe asnjë rezervë e kam mbështetur menjëherë si Memli dhe si parti Demokratike të Kosovës, organizimin e marshit solidarizues, i cili në thelbin e vet e ka vetëm një kërkesë, drejtësinë. Nuk është marsh që proteston kundër Gjykatës në kuptimin e ekzistencës së saj. Është një marsh për t’u solidarizuar me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët në mënyrë të padrejtë për dy vite e gjysmë janë mbajtur në paraburgim. Tash po fillon gjykimi dhe unë besoj që një marsh i qytetarëve, i cili i tejkalon kufijtë politikë, është i domosdoshëm për t’iu treguar edhe atyre që vërtetë besojnë në pastërtinë e luftës së UÇK-së, në pafajësinë e tyre dhe jemi me ta moralisht së paku”, ka theksuar kreu i PDK-së.
Krasniqi ka deklaruar se PDK-ja është mobilizuar me mbështetësit dhe anëtarët e saj nga e tërë Kosova për të marrë pjesë të dielën në “Marshin për Drejtësi”.
“Është një solidaritet i domosdoshëm dhe shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës. Unë do të jem aty, Partia Demokratike e Kosovës është e mobilizuar anë e mbanë Kosovës, me mbështetësit tanë, me anëtarët tanë, që të vijnë në Prishtinë të dielën dhe të dalin të gjithë bashkërisht në këtë marsh që fillon në ora 14:00 te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ për të shkuar tutje deri të sheshi ‘Skenderbeu’, ka theksuar Krasniqi.