Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi – Kurtit: Me nënshkrim a pa nënshkrim, e ke pranuar draft-statutin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar kryeministrit se në fjalimin e tij nuk tregoi se çfarë i kanë thënë emisarët perëndimorë. Ai ka theksuar se në Kuvend është thirrur të tregojë se çfarë përmban drafti i BE-së, por se deputetët nuk e dëgjuan këtë.

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Krasniqi ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjeve është gabim amator. 

“A është me qesh qe ti vjen e na tregon çfarë propozimi të mire ke pranu për Zajednicë apo me qajt për një dekadë të humbur jetë të humbura. 30 minuta nuk tregove çka parasheh drafti. 20 minuta kallëzove për takimin në Bruksel, ata a të kanë thanë najsen a veç ti ke fol a? Ata të kanë rreh shuplaka? Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbys komplet karrierën e tij politike në Bruksel. Është me u vlerësuar ky angazhim i madh i partnerëve. Të kemi thënë secili koordinohu me amerikanë, me BE. Neve na ka ardhë mirë që të kemi parë në tavolinë me këta përfaqësues. Ata ta kanë sjell një draft, a mundesh me na kallëzu çka ke bërë aty nëse s’e ke pranu. Nëse ke thënë ma jepni ta nënshkruaj është gabim amator. Bëhu më serioz se sinqerisht ke përgjegjësi më të madhe. Lej ato fraza pa pranim s’ka nënshkrim, o Albin o trim me nënshkrim a pa nënshkrim ti ke ba pranim”, ka thënë ai.

Krasniqi i ka thënë Kurtit që të tregojë se çfarë kompromisi ka bërë për njohje reciproke.

“Po flet për 2013 sot jemi 2023 je tu e bë të njëjtin send. Tash tregona çfarë kompromisi do të jetë për njohjen reciproke. Ti po e jep Asociacionin, çka po merr? 10 vjet e keni terrorizu një popull e një vend këtu tu gju gaz lotsjellës, i pari ti e krejt kush të ka ngu, molotov, zolla kanë kërsit në këtë ndërtesë janë lëndu policë, njerëz kanë humbur jetën. Po zotëri drejt kallëzona pse e pranove, a ki naj zor a naj problem të madh? Apo vetëm e kuptove se je kanë gabim? Nëse ka qenë gabimi yt më i madh ky dil pranoje ama mos na shit sapun për bukë. Kompleksin e madhështisë prej të cilit ke humb atë s’mund të ta heqë kurrkush. Mendoje qysh ka me të vlerësu historia me ketë kompleks. E di qe ki qejf me mbet në histori, ke qejf me kanë qaty me Hashim Thaçin edhe Ibrahim Rugoven”.