Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi-Lajçakut: Të papranueshme veprimet që e largojnë Kosovën nga integrimi euroatlantik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka konsideruar të papranueshme veprimet e Qeverisë të cilat sipas tij e largojnë Kosovën nga integrimi euroatlantik, në një takim që ka pasur me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të premten në Bruksel.

Sipas njoftimit nga Krasniqi, me Lajçakun kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, “me ç’rast i shpreha edhe një herë qëndrimet e mia në raport me to”.

“Për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lideri opozitar ka thënë se PDK-ja “do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”.

“Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, ka shtuar Krasniqi.

Edhe Lajçaku konfirmoi se me Krasniqin janë dakord për nevojën për ta shtensionuar situatën në veri.

Edhe Krasniqi: Do ta ndryshojmë Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit Arbëri Krasniqi: Do ta ndryshojmë Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit

“Patëm një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne jemi dakord për nevojën për shtensionim dhe për t'u kthyer në dialog pa vonesë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.